Gjilan

PDK e Gjilanit me dron, autostrada e Gjilanit ende është larg

Ministri Aliu ka gënjyer qytetarët e Gjilanit, kur para disa ditësh deklaroi se kanë përfunduar mbi 70% e punimeve në autostradën e Gjilanit. Ndërkaq, nga vizita e realizuar sot në terren dhe nga pamjet e marra me dron, shihet se nuk kanë përfunduar as 30% e këtyre punimeve maratonike!

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan z. Riad Rashiti, ka theksuar se sot nuk u pa askund që është duke u punuar në terren. Deri më tani është asfaltuar vetëm pjesa prej kyqjes së autostradës në fshatin Banullë, ku terreni është i rrafshët dhe ka qenë lehtë i realizueshëm ekzekutimi i punimeve sipas projektit.

Përveç pamjeve me dron që janë realizuar sot, një qytetar i Gjilanit që jeton e punon në Gjermani, ka reaguar ndaj gënjeshtrës së këtij ministri, ku përmes një fotoje të bërë nga aeroplani, e që e ka dërguar tek emaili zyrtar i degës sonë, me titullin ‘Renat e Albinit po shihen nga aeroplani’.

Ndërsa tek pjesa ku terreni është jashtëzakonisht i vështirë, ende as traseja nuk është hapur, dhe punimet tepër ngadalë janë duke u realizuar.
Vetëm ndërtimi i sigurimit për mos shembjen e dheut, nuk mund të kryhet para një viti, e ku është edhe pjesa tjetër e projektit që duhet përfunduar!

Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson të dëmshme deklaratën e Ministrit të Infrastrukturës z. Liburn Aliu, sepse po vazhdon me shkollën e njejtë të mashtrimeve që po bënë çdo ditë qeverisja e drejtuar nga Albin Kurti. Kjo autostradë nuk ka gjasë të përfundojë në mandatin e kësaj qeverie. Tashmë ka një vit të plotë që ka filluar riparimi i magjistrales deri në Partesh dhe ende nuk është asfaltuar, e si mund të presin qytetarët e Gjilanit që autostrada të kryhet, kur ministri është i papërgjegjshëm e mashtrues.

Qytetarët e Gjilanit nuk i besojnë më deklarimeve të qeverisë së Albin Kurtit, sepse po këta kanë dështuar në secilin projekt minor, e lëre më në projektet e mëdha sikurse autostrada e Gjilanit, stadiumi i qytetit, hyrje daljet e qytetit, Zona Ekonomike, Impianti i ujërave të zeza etj.

Për më shumë rikujtojmë që Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës, me Kryeministrin Hashim Thaçi, i ka nisur dhe mbaruar siç është më së miri autostradat brenda një mandati.

Qeverisja e LVV-së i ka trashëguar projektet e nisura, por nuk është e aftë t’i vazhdojë, e aq më pak t’i përfundojë ato.

You Might Also Like