Gjilan

PDK do të jenë shpresa e vetme dhe besimi për qytetarët

Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja forcë politike që Gjilanin do ta kthejë në rrugën e duhur të zhvillimit, rendit dhe ligjit. Mobilizimi i strukturave të PDK-së, do të ndryshojë qeverisjen në komunë dhe do ta nxjerr Gjilanin nga depresioni i thellë ekonomik, nga bërllogu që e ka mbuluar çdo lagje, fshat e vendbanim. Qytetarët e Gjilanit nuk i kanë pasur kaq shumë borxh një kryetari dembel dhe të papërgjegjshëm.

PDK është e angazhuar seriozisht dhe maksimalisht që në zgjedhjet komunale, të garojë me kandidatë të dëshmuar dhe kuadro profesionale, të cilët e kanë dijen, përvojën dhe guximin për të bërë punë të mëdha dhe të rëndësishme në interes të qytetarëve.

Programi i qeverisjes katër vjeqare dhe kandidati për kryetar të komunës nga PDK, do të jenë shpresa e vetme dhe besimi për qytetarët që e duan të mirën për Gjilanin.

Interesimi i qytetarëve të cilët e duan ri-kthimin e qeverisjes së PDK-së në Gjilan është i lartë, ata e kanë pranuar se në zgjedhjet e kaluara komunale, gabimisht i kanë besuar një kryetari i cili çdo herë ka bërë lojëra politike për përfitime dhe interesa personale dhe të një klani i cili e rrënoi zhvillimin e komunës dhe përspektivën e qytetarëve të Gjilanit.

PDK Gjilan

You Might Also Like