Me një fitore e një barazim në stinorin pranveror, FC Drita ka hyrë e motivuar në ndeshjen ndaj Suharekës, aq më tepër që ditën e djeshme Ballkani kishte bërë një lëshim që duhej shfrytëzuar.
Në minutën 23, pas një tollovie në brendi të zonës, Nukiq shkeli në këmbë Dabiqajn e gjyqtari tregoi në pikën e bardhë vetëm pas rasti është rishikuar në sistemin VAR. Përgjegjësinë si gjithherë e mori Besnik Krasniqi, I cili dërgoi portierin Ozdogan në anën e djathtë e topin në mes, për epërsinë 1:0 për Dritën.
Në minutën 40, Ovuka harkoi nga majta e topi shkoi asisoj që u përplas për shtylle dhe për pak të futej në rrjetë. Në minutën e fundit, gjyqtari edhe njëherë u konsultua me VAR-in pas një ndërhyrje kontestuese ndaj Ajzerajt në brendi, por kësaj radhe nuk dha penalti, andaj pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:0. /kryelajmi.com/.