Pensionohet udhëheqësi i sektorit për punë juridike të Inspeksionit Agim Kçiku
Është pensionuar Agim Kçiku, udhëheqës i sektorit për punë juridike dhe të përgjithshme në Drejtoratin e Inspeksionit të Komunës së Gjilanit.
Ai ka punuar që nga çlirimi i vendit në sektorë të ndryshëm të komunës.
Ku falë angazhimit të tij, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në institucionet komunale të Gjilanit.
Për kontributin dhe angazhimin e tij të dhënë për 25 vjet, i është ndarë mirënjohje në emër të kryetarit të Komunës Alban Hyseni.
.