ARSIMI

Pensionohet Jalldëze Bektashi, mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë shqipe në SHFMU “Nazim Hikmet” – Dobërçan

Sot, më 24.12.2024, përveç festës së përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2024/2025, festuam edhe pensionimin e mësueses së gjuhës dhe letërsisë shqipe, prof.Jalldëze Bektashi, e cila që nga viti 1996, për 28 vite ka dhënë kontribut të çmuar në procesin edukativ e arsimor në shkollën tonë.
Në emër të kolektivit të shkollës, një fjalë përshëndetëse dhe falenderuese e mbajti drejtori i shkollës, duke i ndarë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë. Ndërsa, sekretarja e shkollës në emër të kolektivit të shkollës i ndau një dhuratë mirënjohëse mësueses Jalldëze Bektashi, kurse familja e saj, përveç dhuratave, kishin përgatitur një koktej rasti, të cilët i falenderojmë shumë për respektin e treguar.
Në emër të stafit dhe nxënësve, falenderojmë mësuesen për kontributin e dhënë, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë pranë familjes së saj!

You Might Also Like