Gjilan

Pensionohet Saime Salihu, zyrtare financiare në Drejtorinë për Buxhet dhe financa

Urimet më të mira me rastin e pensionimit të zyrtares financiare znj. Saime Salihu

Arritja e pensionimit është një gjë e madhe dhe e rëndësishme për çdo person, e sot znj.Saime me sukses po e përmbyll misionin e saj jetësor, angazhimi saj 23 vjeçare ishte në shërbim të institucioneve komunale, ajo ka bërë më të mirën e mundshme me punën e saj profeionale dhe të ndershme në drejtorinë për buxhet dhe financa.

Ishte një nder i madh për ne që punuam me Saimen e cila ishte shembull i komunikimit dhe bashkëpunimit të mirë, me të gjithë pa përjashtim.

Ju urojmë që pensioni të mos kthehet në pushim, por në një jetë të re, rrugë interesante, emocionuese dhe e gëzueshme bashkë me familjen tuaj. Të përjetoni momente të ndritshme dhe të lumtura, të shijoni çdo moment të një kapitulli të ri në jetën tuaj. Tani mund t’i përkushtoheni më shumë shtëpisë dhe familjes, vetes dhe dëshirave tuaja, në ato aktiviteteve që janë të preferuarat tua.

Gëzuar pensionin e nderuara znj.Saime ! Falenderime e mirënjohje për kontributin tuaj.

Me respektin më të lartë…

Shëndet e gjitha të mirat znj.Saime !

Riad Rashiti, drejtor

You Might Also Like