Komunikacion

Për një javë u shqiptuan 32 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë

Aktivitete javore në trafikun rrugor 

 

Gjilan, 13 gusht 2024 

                                                                                                                                               

Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 06.09.2024 – 12.09.2024 në vazhdën e implementimit të planeve operative ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e katër (1504) gjoba.  

 

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:  

  • Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 
  • Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me të lënduar, 
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet (20) ngasës, 
  • Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba për mos vendosje të rripit të sigurisë. 

 

 

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. 

 

You Might Also Like