Përfaqësues të LDK-së vizituan fshatin Pogragjë pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të shumta të shiut
Të reshurat e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ku disa prej shtëpive kanë vështirësi nga uji i cili i ka vërshuar, ndërsa disa lokalitete kanë problem në qasjen në rrugë pasi ura lidhëse e disa shtëpive me rrugën kryesore është shkatërruar totalisht.
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan është afër banorëve të fshatit Pogragjë dhe përmes Kuvendit Komunal do të inicojmë fondin për ndihmë të të dëmtuarëve të vërshimeve të fundit.
LDK kërkon nga udhëheqja e Komunës së Gjilanit që të zgjohen nga gjumi i thellë për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet.