ARSIMI

Përfaqësuesja në Olimpiadën “Neo Science Olymiad”, në New York, pritet nga drejtoresha e Arsimit

Përfaqësuesja në Olimpiadën “Neo Science Olymiad”, në New York, pritet nga drejtoresha e Arsimit

Drejtoresha e Arsimit, e ka prit në takim nxënësen e klasës së gjashtë, Vesa Xhymshiti.

“Vesa na përfaqësoi denjësisht në Olimpiadën “Neo Science Olymiad”, e mbajtur në New York nga data 6 deri më 12 qershor”, tha Albana Demiri.

Sipas saj aty Vesa u shqua për suksesin e saj të jashtëzakonshëm. Pjesëmarrja e saj u shënua me triumfin e vendit të parë, në kategorinë “Best of the Best” në matematikë.

“Një arritje e shkëlqyer që dëshmon për aftësitë e saj të larta dhe përkushtimin ndaj shkencës”, tha Demiri.

Drejtoresha e Arsimit, shtoi se ajo gjithashtu u nderua me medaljen e argjendtë në fushën e shkencës, e cila tregon përpjekjet dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në studimin dhe aplikimin e dijeve shkencore.

Drejtoresha Demiri, tha se Vesa është një shembull frymëzimi duke demonstruar se me punë dhe përkushtim, ëndrrat mund të bëhen realitet.

You Might Also Like