Kamenicë

Përgatitja e të rinjve për tregun e punës

Përgatitja e të rinjve për tregun e punës

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar trajnimin e dytë me të rinjtë lidhur me rëndësinë e përgatitjes e të rinjve për tregun e punës.

Qëllimi i trajnimit është aftësimi i të rinjve për orientimin në karrierë dhe përgatitjen e tyre për hartimin e dokumentacioneve të nevojshme për aplikim për punësim (CV, Letër motivuese, plotësimin e formularëve, etj), në funksion të përgatitjes për tregun aktual të punës.

Gjithashtu, përtej ligjëratave të ofruara, të rinjëve i’u është prezantuar formati zyrtar dhe i pranueshëm i CV-së dhe Letrës Motivuese, ashtu që janë elaboruar në detaje të gjitha informatat relevante të cilat duhet që t’i përmbajë një CV efektive dhe Letër Motivuese

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Rinë Matoshi Huruglica Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport ,anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal ,përfaqësues nga Qendra Rinore”.

Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

You Might Also Like