Shëndeti

Përveç Kosovës, masa anti- Covid ndërmeren edhe në Shqipëri

Kryeministri Albin Kurti së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur dje mbledhjen e 32 me rradhë të Qeverisë, ku kanë shqyrtuar gjendjen me Covid-19, dhe kanë ndërmarrë masa të reja anti- Covid, të cila hyjnë në fuqi që nga sot, 30.08.2021 deri më 13.09.2021.

Ndër masat kryesore janë: kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00(përveç rasteve urgjente), dokumentimi i vaksinimit ose i testimit për udhëtim jasht Kosovës( në çdo kufi, ose përndryshe karantinim prej 7 ditësh), aktiviteti arsimor pezullohet deri më 13.09.2021, grumbullimi në vende të mbyllura lejohet deri në 30 persona, ndalohen dasmat, ahengjet, koncertet, pezullohen aktivitetet në bibloteka, kinema, muze, zgjatet orari i punës për policinë, bartja e maskave, etj.

Masa të ngjashme kanë ndërmarrë edhe Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli kanë bërë të ditur disa nga masat e reja:

1.Nga data 1 Shator ka orë policore nga ora 23:00 deri në 06:00.

2.Nga 6 Shtatori në Shqipëri mund të hyjnë vetëm ata që kanë pasaportë vaksinimi, testim PCR ose provë që e kanë kaluar virusin.

3. Shqiptarët që kanë qenë jashtë Shqipërisë, detyrohen të vetëkarantinohen për 10 ditë kur të kthehen.

4. Vaksinimi është i detyrueshëm për mjekët, pedagogët, mësuesit dhe studentët. Ata duhet të vaksionohen deri më 30 shtator dhe të marin pasaportën e vaksinimit.

Ronë Dërmaku

You Might Also Like