Bujqësi

Platacioni Fruit-Kos bën vjeljen e dorës së parë të vishnjës me shije të qershisë

Koha e Qershorit me të drejtë thuhet se është muaj i qershisë, këtë e vërteton edhe Enver Isufi i cili pemishtën e tijëe ka në fshatin Kravaricë ku ka kultuvuar mbi 2 hektarë me vishnje në shije të qershisë.

Isufi është i njohur edhe me kultivimin e mbi shtatë lloje të mollave e 6 lloje të dardhave të cilat ne fund të shtatorit sjellin frytet e tyre të pjekura.

Enver Isufi ka bërë të ditur se këto ditë ka filluar vjeljen e vishnjeve, ku sipas tij janë shumë cilësore e
të shijshme.

“Ne këto ditë kemi filluar vjeljen e vishnjeve me shijen e qërshisë, të cilat i kemi mbi 2 hektarë të mjellur dhe ky është viti i gjashtë që e kultivojmë këtë lloj vishnje nga shteti i Hungarisë, dhe I cili është sjellë nga USAID në shtetin e Kosovës.
Ne kemi bërë të gjitha përgaditjet me kohë që konsumatorët e shumtë të cilët i kemi të jenë të kënaqur por në këtë vit kemi më pak rendimente për shkak ftoftit të më hershëm dhe shiut i cili ju ka shkaktuar lagështi të madhe, por ajo që është shumë kualitative, keto vishnje janë të rralla dhe kanë shijen e qërshisë së rëndomtë”, kanë bërë të ditur pronari i këtij platacioni Enver Isufi.

Isufi i cili njiherit njihet edhe si bamirës i madh, ka theksuar se të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë platacionin e tij duke blerë vishnje të llojit më të mire.
Ai ka theksuar se konsumatorët do të mbesin tejet të kënaqur me kualitetin dhe shërbimet të cilat i ofrojmë.

Të gjithë të interesuarit mund të shërbehen në këtë numër të telelefonit – 044 302 820.

You Might Also Like