Gara atraktive e “Enduro Race 2021” do të mbahet më 3 tetor në Shpatijet maleve të Stanishorit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur njëri nga organizatorët, Alban Beqiri, i cili i ka ftuar qytetarët gjilanas që nga afër t’a përcjellin këtë garë shumë tërheqëse.
Ky është edicioni i tetë i kësaj gare, në të cilën shpeshherë kanë marrë pjesë edhe ngasës të motorëve nga jashtë vendi.
Edhe kësaj radhe nuk do të mungojë atraktiviteti, andaj organizatori ka paraparë edhe aktivitete të tjera.
Gara do të nis në ora 10.
kryelajmi.com