ARSIMI

Po kompletohet Shkolla e Arteve në Gjilan

Shkolla e Mesme e Artit Pamor dhe njëkohësisht Shkolla e Muzikës në qytetin tonë, gradualisht po kompletohen, për të ofruar kushtet e nevojshme për punë.

Pas shumë peripecive të kaluara ndër vite në funksionalizimin e tërësishëm të këtij objekti, nga sot shtatori na pret ndryshe .

Për disa mund të duket punë e thjeshtë, mirëpo kur rikthemi pas në vjeshtë e dimër, kujtojmë që ka qenë brengë e jona mungesa e trafos në këtë objekt.

Të sfiduar nga mungesa e projektit fillimisht, ankesave të shumta për mungesë të ngrohjes në objekt, sot kemi kënaqësinë e veçantë që t’i lajmërojmë nxënësit, mësimdhënësit e prindërit se më nuk do të ballafaqohemi me një problem të tillë.
Dhe për këtë falenderojmë prof. ing z. Florim Bajrami i cili vullnetarisht e me shumë dëshirë përpiloi këtë projekt, dhe zyrtarët e DKA-së të cilët me përkushtim u angazhuan në finalizimin e këtij projekti!

You Might Also Like