Gjilan

Policia e Kosovës në Gjilan dislokohet te ish-QKMF-ja

Me kënaqësi ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan si rezultat i Marrëveshjes së arritur në mes të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron  Rukiqi dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, është dislokuar nga objekti aktual në ish objekti i QKMF-së, i cili është dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Gjilanit. Objekti gjendet në rrugën ‘’Abdullah Tahiri‘’ në qytetin e Gjilanit. 

 

Dislokimi është bërë me qëllim përmirësimin e shërbimeve tona dhe ofrimin e një ambienti më të përshtatshëm për punë për punonjësit e kësaj Drejtorie. Ky objekti ofron hapësira më të mëdha dhe më komode, që do të lejojnë organizimin më mirë të aktiviteteve duke ofruar shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët. 

 

Po ashtu, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë ndaj Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni për investimet e rëndësishme që janë bërë në këtë objekt, investime të cilat kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për punë për të gjithë personelin. Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë Rajonale i ka ndarë mirënjohje Kryetarit të Komunës së Gjilanit për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës. 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është e përkushtuar të vazhdojë me përmirësimin e shërbimeve dhe të jetë në shërbim të qytetarëve. 

 

 

You Might Also Like