Policia e Kosovës edhe përkundër masave dhe angazhimeve ditore në luftimin e pandemisë COVID-19, vazhdon edhe me aktivitetet ditore në terren duke u kujdesur për komunitetin dhe sigurinë e tyre.
Sot me 24 Korrik 2020 ,policia e Kosovës , njësitet e Policisë në Komunitet nga stacioni policor i Gjilanit kanë realizuar takim me KLSP “ Avdulla Presheva” në Gjilan.
Takimi është mbajt duke filluar nga ora 10:00 dhe është realizuar në ambient të hapur në këtë lagje, duke iu përmbajtur masave mbrojtës me distancë sociale dhe me masat mbrojtëse tjera.
Takimi është zhvilluar me qëllimin e ngritjes së sigurisë në këtë lagje.
Përfaqësuesit e etnive të ndryshme gjendjen e sigurisë e kanë cilësuar të mirë dhe kanë falënderuar policinë e Kosovës për përkushtimin e treguar.
Bashkërisht pjesëtaret e komunitetit , përfaqësues të KLSP-ve dhe Policia e Kosovës kanë lokalizuar lokacionet e nevojshme për vendosjen e kamerave të sigurisë në këtë pjesë të qytetit.
Po ashtu ekipi I KLSP, bashkë me policinë kanë zhvilluar takim dhe biseda edhe me disa nga banoret e këtij lokaliteti te cilët i kanë takuar ne mënyrë individuale.
Policia e Kosovës gjithmonë punon dhe vepron për me krijuar ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë banorët e vetë.