Gjilan

Prej nesër Gjilani heq orarin e pauzës në Drejtorinë e Administratës

 

 

Gjilan, 28 dhjetor 2020 – Për shkak të ardhjes së një numri të madh të bashkatdhetarëve, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Gjilan ka vendosur që prej 29 dhjetorit të hiqet pauza e nëpunësve nga 12:00-13:00.

 

Sipas drejtorit të Administratës, Bardhyl Syla, kjo po bëhet për ta parandaluar fluksin dhe grumbullimin gjatë ofrimit të shërbimet administrative.

 

 “Kjo ka ardhur me kërkesë të kryetarit Lutfi Haziri. Pauzën për nëpunësit e kemi rregulluar me rrotacion. Po punojmë që të ofrojmë shërbime sa më të shpejta për të gjithë qytetarët gjatë tërë ditës”, tha Syla.

 

You Might Also Like