Bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz me rastin e “Epopesë së UÇK-së”.
Prekazi ishte dhe mbetet vendi i motivimit, i atdhedashurisë, i respektit e traditës, vendi i kthesës historike.
Komandanti legjendar Adem Jashari, familja Jashari, ajo Haradinaj dhe gjitha familjet shqiptare që dhanë të afërmit e tyre për lirinë e Atdheut, mbeten të shenjta për sot e përgjithmonë.
Po ashtu, morëm pjesë edhe në ceremoninë e varrimit të djalit të atdhetarit të shquar, Smajl Haradinaj, Agronit. Nuk është aspak e lehtë ti japësh lamtumirën e fundit njeriut që bashkë me familje tërë jetën ishin në shërbim të Atdheut.
Mirënjohës përjetë të rënëve për liri!
Lavdi dëshmorëve të kombit!



