LAJME

Prishtina – Drita, forma e dy skuadrave, mungesat dhe përballjet direkte

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të zhvillohet kryendeshja e xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës, Prishtina – Drita.

Djelmoshave të Armend Dallkut i duhet vetëm fitorja ndryshe çdo rezultat tjetër do ta humbasin mundësinë për të luftuar për titullin kampion. Kurse Drita në këtë takim do të jetë me komode pasi gjendet pesë pikë larg vendit të dytë, shkruan GazetaSheshi.

Analizuar formen e dy skuadrave në shtatë ndeshjet e fundit, del që skuadra gjilanase ka bilanc me të mirë ku ka 7-të fitore radhazi. Ndërsa kryeqytetasit nga shtatë duelet e fundit kanë pesë fitore, një barazim dhe një humbje.

Por sa i përket bilancit, Prishtinës si vendase dhe Dritës si mysafire të dyja skuadrat kanë formë të mirë dhe kjo do të jetë një tjetër arsye që ky derbi do të prodhoj spektakël.

Prishtina në 15 ndeshjet si vendase ka arkëtuar 35 pikë, në këto ka realizuar gjithsej 33 gola dhe ka pranuar 10 sosh, ku është edhe skuadra e tretë me bilancin më të mirë në këtë drejtim.

Kurse, Drita si mysafire në 14 ndeshje të zhvilluara ka arkëtuar 24 pikë, 24 gola ka shënuar dhe 12 sosh ka pranuar, kurse gjendet në vendin e dytë në këtë drejtim.

Trajneri i ‘bardhekaltërve’, Armend Dallku në një intervistë për ‘Koha’ ka deklaruar se në këtë takim do të synojnë vetëm fitore.

“Presim një lojë të mirë, ku natyrisht e duam fitoren. Do të japim maksimumin, jemi të motivuar pavarësisht atij incidenti në lojën e fundit, që është për të të ardhur keq. Duam të dëshmojmë se jemi kampionë në fushë. Drita deri më tash nuk ka luajtur lojë të vërtetë. Të dielën e pret një ndeshje e vërtetë. Me çdo kusht synojmë fitore, kjo punë nuk diskutohet”, deklaroj Dallku.

Në taborin gjilanas, trajneri Ardian Nuhiu tha se do jetë një ndeshje e vështirë por që dëshiron ta mbanë periudhën e mirë të rezultateve.

“Dua të mbajë periudhën e mirë që kemi, dhe e di që na pret një ndeshje e vështirë të dielën”, tha Nuhiu në “Super Sport Kosova”.

Kurse, sa i përket përballjeve direkte në pesë ndeshjet e fundit, Prishtina ka dy fitore, aq sa ka edhe Drita kurse njëher janë ndarë me barazim.

Ndërkaq, pas rikthimit nga pandemia gjatë shtatë ndeshjeve të cilat janë zhvilluara, Prishtina ka golaverazhin duke shënuar 20 dhe të pranuar 6-të sosh. Drita në këto 7-të duele të zhvilluara ka realizuar 17 kurse ka pranuar vetëm 1.

Prishtina në këtë duel do të jetë më ekulibër me të dobët, pasi ka në mungesë qëndermbrojtësin Ahmetin dhe portierin Visar Bekaj. As Drita nuk do të jetë e kompletuar, pasi do të mungojë sulmuesi kryesor, Kastriot Rexha dhe mesfushor Hamdi Namani

Ky takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 18:00.

/GazetaSheshi/

You Might Also Like