Futboll

Prishtina – Gjilani ja kur zhvillohet ndeshja dhe kush janë gjyqtarët

Në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll ka mbetur një ndeshje pa zhvilluar.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Prishtinës do t’i bëj konak Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com

Kjo ndeshje është shtyrë për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.

Drejtësinë në këtë ballafaqim do ta ndajë gjyqtari pejan, Gramos Shala me asistentët Alban Ejupi, Elvis Bicaj dhe Arben Halilaj.

Dueli mes Prishtinës dhe Gjilanit do të zhvillohet nesër (e martë) me fillim nga ora 15:00.

Prishtina ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë dhe kërkon ti afrohet vendit të parë.

Ndërkohë, Gjilani ndodhet në vendin e katërt me vetëm 36 pikë.

You Might Also Like