Futboll

Prishtina transferon ish-qendërsulmuesin e Dritës

Sulmuesi amerikan, Kyrian Nwabueze dhe mbrojtës shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica do të vazhdojnë karrierën në Superligën e Kosovës, te Prishtina.

Nëabueze është 29 vjeçar dhe njihet në futbollin tonë pasi më parë kishte mbrojtur ngjyrat e Dritës.

Telegrafi mëson se Prishtina ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe ai do të zbarkojë në kryeqytet. Nwabueze njihet për shpejtësinë e tij dhe nuhatjen para porte.

Ai ka bërë karrierë te klubet si Ararat Yerevan, Shirak, Gorica, Pobeda, Laçi dhe Kuala Lumpur City, ku ishte së fundmi.

Në anën tjetër në Prishtinë do të zbarkojë edhe Egzon Belica, i cili është 31 vjeç dhe luan në rolin e  qendërmbrojtësit.

Ai së fundmi ishte pjesë e Partizanit, ndërsa ka bërë karrierë edhe te Shkëndija, Concordia (Rumani), Inter Turku (Finlandë) dhe Riga (Letoni).

Prishtina para pak kohësh e zyrtarizoi edhe afrimin e sulmuesit anësor Shefit Shefiti. /Telegrafi/

You Might Also Like