Në vazhdën e aktiviteteve kulturore që po zhvillohën në kuadër të Manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2019”, në Viti, është mbajtur edhe “”Ora e Madhe” letrare, në të cilën morën pjesë krijues, poetë e shkrimtar nga hapësirat mbarë shqiptare.
Në këtë aktivitet që ka pasur karakter garues, vendin e parë e zuri Prof. Dr. Isak Shema me poezinë „Relikt“.
Kurse vendin e dytë u rradhitë Odise Plaku e vendi I tretë I takoi poetes Vjollca Dibra . Në fillim të këtij aktiviteti në emër të Komunës së Vitisë, një fjalë rasti e ka mbajtur zv. kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu.
Gjatë këtij viti komisioni vlerësues ka qenë në këtë përbërje: Prof. Agim Vinca, Zymrije Salihu dhe Ismajl Baftjari. Ndërkaq mirënjohjet për pjesëmarrësit dhe çmimet janë ndarë nga Drejtori i DKRS-së, Milot Lala, Ramush Azemi, babai i dëshmorit „Nijazi Azemi“ Komandat Mjekra si dhe Qahil Sinani nga Komuna e Vitisë.Aziz Zuka