Zaim Zymeri, magjistër i historisë është emëruar në pozitën e drejtorit të Shkollës së Mesme të Ultë “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, post i cili deri para disa muajsh ushtrohej nga ish-drejtori Fatmir Latifaj, që ishte pensionuar.
Drejtori i ri i Arsimit në Gjilan, Shpend Nuhiu, ia ka besuar këtë post Zaim Zymerit, i cili shquhej si një mësimdhënës i mirë dhe tejet profesionist.
Vetë Zaim Zymeri, ka njoftuar kolektivin e shkollës, nxënësit dhe qytetarët nëpërmjet një postimi ku ka shkruar se nga ky fillimvit është emëruar drejtor përkohësisht, në: SHFMU ” Mulla Idris Gjilani” Velekincë, Gjilan.
“Angazhimi dhe marrja e kësaj detyre, më shton edhe më shumë nivelin e përgjegjësise, e asesi të privilegjit.
Prandaj, shpresoj dhe besoj, se me më shumë punë, angazhim dhe bashkëpunim, do të ngrisin nivelin e përformancës së shkollës si dhe, do të arrijmë rezultate dhe nivele më të larta suksesi!”, ka thënë Zaim Zymeri. /kryelajmi.com/.