KRONIKË E ZEZË

Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë muajit korrik ka ngritur 21 aktakuza për dhunë në familje

 

Gjilan, 06 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit korrik 2024 ka pranuar njëzetetetë (28) kallëzime penale me tridhjetedy (32) persona, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ku nga këto raste të pranuara njëzet (20) viktima janë të gjinisë femërore, ndërsa, dymbëdhjetë (12) viktima të gjinisë mashkullore.

 

Gjatë këtij muaji nga prokurorët e kësaj prokurorie janë ngritur njëzetenjë (21) aktakuza ndaj njëzetetre (23) personave, për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, për dhunë në familje janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, ndaj të cilëve është kërkuar masa e paraburgimit për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.

You Might Also Like