KRONIKË E ZEZË

Prokuroria Themelore në Gjilan për një javë ka intervistuar 47 persona

Gjilan, 3 shkurt 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 27 janar – 2 shkurt 2025, ka regjistruar gjithsej tridhjetekatër (34) kallëzime penale, ndaj pesëdhjetegjashtë (56) personave.

 

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetetre (33) personave,
  • dyzetetetë (48) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • njëzet (20) kërkesa QPS-së dhe ZMNV-së,
  • katër (4) persona të ndaluar,
  • gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave.

 

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar dyzeteshtatë (47) persona.

 

 

You Might Also Like