Planifikimi dhe realizimi i projekteve Klasa: 11/2,3,4,5,6
Temat: “Prezantojmë shkollën tonë” dhe “Promovojmë shëndetin mendor”
Metoda më e përshtatshme për të nxitur nxënësit në hulumtim mbetet mësimdhënia e bazuar në projekte. Kjo gjithashtu mbetet si metodë më e pëlqyer nga nxënësit ngaqë shton kureshtjen, nxit bashkëpunimin, si dhe shton ambiciet për të bërë diçka sa më mirë, për të sjellë produktet e tyre autentike, duke zhvilluar kështu shkathtësitë e tyre. Në kuadër të lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nxënësit e klasave te 11-ta patën rastin të realizojnë disa projekte sipas temave të caktuara nga mësimdhënësja.
Tema e parë “Prezantojmë shkollën tonë”, në të cilën u përfshinë klasa 11/5 dhe 11/6 ishte ndërlidhur pikërisht me aktivitetin “Java e Xhavit Ahmetit”. Duke bashkëpunuar në grupe, nxënësit përmes hulumtimit, ideve dhe kreativitetit të tyre krijuan posterë reklamues, fletëpalosje, videoreklama, ku shpalosen karakteristikat, punën dhe sukseset e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”. Përveç njohurive që morën për shkollën, ata forcuan shkathtësitë hulumtuese dhe bashkëpunuese, e gjithashtu edhe ato teknologjike.
Klasat 11-2,3,4 përmes projekteve trajtuan temën “Promovojmë shëndetin mendor” e produktet e tyre do të publikohen në shkollë në javën sensibilizuese për shëndetin mendor. (Produktet e postuara janë punimet origjinale të nxënësve pa korrigjim)










