Libri

PROMOVIMI I LIBRIT “QEVERISJA E SHQIPËRISË GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (1939-1944) – SHQIPËRIA ETNIKE U BË NGA NACIONALISTËT”, TË AUTORIT GJET NDOJ

Shkruan: Ismet Azizi

Libri është me vlerë sepse përmbysë gjithë historiografinë shqiptare të shkruar për këto 80 vite. Për fat të keq nxënësve dhe studentëve u mësohej gabimisht.

Rëndësia e madhe e këtij libri në një formë na ka obliguar që ta marrim mundin që ta promovojmë në qendrën e Anamoravës, për t’ua tërhequr vëmendjen ndaj këtij libri i cili tregon të vërtetën e qeverisjes së atyre viteve. Pritëm gjatë, që të promovohet, por askush nuk e bëri. Po bëjmë ne.

Autori Gjet Ndoj, mbështetur në fakte dhe argumente të nxjerra prej dokumenteve arkivore, krahas interpretimit e analizave të tij, lexuesit i jep edhe 630 referenca të nxjerra nga arkiva të ndryshme shtetërore të vendit, e deri në ato të institucioneve angleze që i shërbyen për të ndërtuar këtë renditje faktesh.

Studiuesit kanë mundësinë që të marrin informacione krejt të veçanta e të panjohura më parë, për ngjarje pak ose aspak të njohura, madje dhe nga ato të cilat qenë shtrembëruar përgjatë historisë. Të jemi të qartë, ardhja e gjermanëve në Ballkan e më gjerë ishte okupim, por për shqiptarët në Kosovë, Sanxhak, Mal të Zi e Maqedoni ishte çlirim. Për zonën Bullgare, dihet.

Është një libër që nxjerr shumë dokumente të administratës, shkollave, mësuesve, deputetëve të Asamblesë kombëtare nga 1941, 42, 43, Jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Tokave të Lirueme. Këtu i kemi emrat e deputetëve nga Sanxhaku për shembull, që kur i kem publikuar më parë më parë, nuk kem pas referenca të dokumentuara dhe lexuesit kanë shprehë dyshime. E që në Sanxhak, e Serbi na kanë quajtur manipulator. (Aqif Blytën e Xhemajl Koniçanin).

Diçka që mua personalisht si studiues i Sanxhakut më ka bërë të ndjehem mirë dhe komod, është një dokument që autori ka publiku në këtë libër që po e promovojmë sot. Në lidhje me kërkesat dhe pretendimet e sanxhaklinjëve të shkojnë kah Tirana, sepse rrugë tjetër nuk kishin për të shpëtuar. Autori Gjet Ndoj publikon një dokument i cili flet për vjeshtën e vitit 1941, kur Sanxhaku, në tërësi rrezikohej nga shfarosja çetnike, ashtu siç ishte paraparë me planet serbomadhe. Ishte kur zhvillohej Lufta për mbrojtjen e Pazarit, nga vullnetarët shqiptarë, nga të gjitha trevat.( Senica, Pazari i RI, Mitrovica , Vushtrria dhe Podujeva)….

Po e citoj dokumentin ashtu në origjinal të quajtur:

“Rivendikimet shqiptare të mbetun nën Mal të Zi”, e nënshkruar nga autoritetet qytetare, por dhe të 27 katundeve të Rozhajës e të Sanxhakut, në të cilin thuhet thuhet:

…6)-N’emën të popullit tonë, n’emën të martirëve që kemi pasun në çdo kohë, n’emën të t’pafajshmëve të masakruem dhe te djegun, n’emën të kalamajve e të grave të mitraluese (duhet të kuptimin të dhunuara) nga anmiku jonë shekullor… na të nenshkruemit, përfaqësues të popullit martir, rivendikojmë:

a.-Aneksimin, sa më parë që të jetë e mundun të vendevet t’ona, me Atdheun Shqiptar;

b-Dërgimin e menjëhershëm të nëpunësve shqiptarë, ndër të gjitha vendet tona:

c-Hapjen e shkollave në gjuhën amtare;

d.-Dërgimin e 20 mësuesve për të fillue, qoftë edhe jashtë në natyrë, mësimet bijve tona në gjuhën shqipe

e.-Vendet tona të bashkohen me krahinën e Nënprefekturës së Rozhajës

f.- kërkesa për, 1500 pushkë me fishekë të mjaftueshëm, me qëllim që të jemi, ashtu si kemi mujt të jemi, deri në këtë çast, roja të përgatituna mirë dhe të pajisur me gjithçka që duhet ndër kufijtë tonë të shenjtë, që janë ato të Shqipnisë vërtetë.

g-Lusim ngrohtësisht të gjitha autoritetet kompetente që të kenë mundësinë të disponojnë një ndihme të menjëhershme popullit tona që vuajnë nga uria, nga të ftohtit se dhe nga sëmundjet.

  1. ndihmë konkrete në rindërtimin e shtëpive
  2. Të në shkruarit, tue ardhur në Kryeqytin Shqiptar kanë lënë popullin e tyre në kushte të mjera dhe të kërcënuar nga sulmet e reja të reja malazeze mbi shpinë… Tiranë 4 nëntor 1941.

Të jeni të sigurt, nuk ka dokument të publikuar që tregon të kundërtën. Që banorët e kësaj krahine të kenë kërkuar bashkimin me Bosnjën Serbinë apo Kroacinë.

Pra këtu bëhet fjalë për kohën, derisa zhvillohej lufta për mbijetesë në Pazar të Ri. Ai u mbrojt nga vullnetarët shqiptarë nga të gjitha anët. Por nuk u arrit të mbrohet zona neutrale Bihorit ku forcat çetike të ndihmuara nga Italianët vranë 4000 gra fëmijë e pleq. Ndërsa në tërësi bashkë me luginën e lumit Lim mbi 9000 viktima. Për këtë gjenocid asnjëherë askund nuk u shkrua gjatë kohës sa komunistët ishin në pushtet, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri.

– Jo vetëm që nuk është folur e shkruar, por edhe është falsifikuar historia e kësaj periudhe. Ka qenë edhe rreziku zhdukjes së dokumenteve arkivore. P. sh dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është zhdukur, për shkak se aty është dashur të fshihen disa emra të nacionalistëve, si ai i Rexhep Mitrovicës, Bedri Pejanit, Mustafa Krujës,  e të tjerë emra të  rëndësishëm që kanë marrë pjesë në aktin e shpalljes së pavarësisë.

– Ky libër na bënë të kuptojmë edhe faktin se Çamëria është ashtu siç e dimë, e Kosova mbijetoi. Ato toka që i takonin Shqipërisë etnike për 3-4 vite gjatë LDB , e që njihen si Toka të lirueme, e që autori e quan “Shqipëria e Re” po mbijetojnë, si ato në Maqedoni, Sanxhak e Mal të ZI. Çamëria nuk ishte pjesë e shteti të atëhershëm, sepse vet komandantët shqiptarë e sabotuan dhe nuk e futën në kuadër të atij shteti, andaj edhe u tjetërsua.

Autori Ndoj të themi shkurt, konstaton se Gjermania pas kapitullimit të Italisë, nuk na qeverisi asnjë ditë, ndërsa gjatë pushtimit fashist nuk pati asnjë tradhtar të kombit në shërbim të okupatorëve. Nuk ka shqiptarë që ka bashkëpunuar me gjermanët e italianët në dëm të shqiptarëve.

Hebrenjtë u mbrojtën nga vet nacionalistët. Deva i takoi Qeverisë, që për disa historianë synonte një Shqipëri të Madhe, e për disa të tjerë ishte bashkëpunëtor i pushtuesve nazistë. Nuk ka mundësi që Xhafer Deva të ketë qenë kriminel lufte.

Deva ishte ai që rrezikonte nga Amerika pushtetin komunist, që e kishin marrë nga komunistët serbë e malazezë, që e kishin sjellë atë në Shqipëri.

Autori shpjegon edhe shkaqet e krijimit të Divizion SS. Koha kur Gjermania po shihte afrimin e humbjes dhe ushtarakët me sa dukët e kanë ndier dhe filluan dezertimin në Ballkan, në Shqipëri, në Kosovë e në Mitrovicë. E nga këto dezertime, kërkohej nevoja e madhe për të rekrutuar dhe për të mos rënë fuqia e tyre ushtarake dhe të ribëhej ajo. Ata kërkuan që të krijohet një Divizion SS të përbërë myslimanët në Ballkan, sipas dokumenteve arkivore që ka gjetur autori.

Pra, gjermanët kanë ditur saktë se popullsia e Sanxhakut, Kosovës dhe Maqedonisë perëndimore nuk kanë aspak besimi në sllavo komunistët, sepse ata ishin të bindur se do të kthehen me shkuarjen e gjermanëve. E që u tregua ma vonë se kishin pasur të drejtë.

You Might Also Like