Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 36-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të SC Gjilanit, Senad Jaroviq.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Synaj Keqi, Naim Kodraliu, Blerim Haxholli.
Pasi mori këtë çmim, Jaroviq u shpreh i lumtur që u vlerësua sërish si më i miri i javës dhe që skuadra e tij e arriti objektivin e këtij edicioni: “Jam i lumtur që ia arritëm objektivit për t’i ikur barazhit. Falënderoj tërë ekipin, kryesinë dhe shtabin teknik në krye me Gentijan Mezanin. Kam kaluar një kohë fenomenale në Gjilan dhe dua t’i falënderoj tifozët të cilët më kanë pranuar me ngrohtësi. Për mua ishte nder të isha pjesë e Gjilanit”.