SPORTI

Qyteti i Gjilanit nderon Mirlind Dakun me çmim të veçantë

Qendërsulmuesi i ri Mirlind Daku, që është pjesë e Osjekut në Kroaci, por edhe e përfaqësueses së Kosovës U-21 është nderuar me një çmim të veçantë në qytetin e tij të lindjes në Gjilan. Daku, që së fundi ka shënuar një gol të bukur kundër Përfaqësueses së Turqisë në fitoren e kosovarëve 3:1, ka marrë mirënjohjen nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Pos Mirlind Dakut, post mortum janë nderuar edhe sportistët Durgut Abdullahu dhe Muharrem Halili. Për kontributin e madh në zhvillimin e sportit gjilanas janë nderuar me mirënjohje Elmaz Bajrami, ish trajner i njohur i boksit dhe Rifat Shabani, trajner i hendbollit, i cili në këtë manifestim pati një porosi për sportistët e rinj, që të merren me sport, ngase sporti është në të mirën e shëndetit të tyre, në zhvillimin e personalitetit dhe në njohjen ndërkombëtare të vendit.

You Might Also Like