Nazmije Xhaferi _ Hasani
Qyteti im
Qyteti im me ëndërra fëmijërie.
Oazë paqeje, vend lumturie.
Çdo pëllëmbë jotja ruan një histori,
Që nga rinia e hershme, gjer në pleqëri.
Vend që ëndërrat mi mban zgjuar,
Mureve tua të gjitha gravuar.
I ruaj me xhelozi e dashuri,
Si fëmija që nënën se ndan me asnjeri.
Kalldrëmi yt me asfalt zëvendësuar.
Shtëpitë me qerpiç n’ pallate janë shndërruar.
Po imazhi yt i vjetër, më josh e më rrëmben,
Dashurinë shkollore ojnash ma kthen.
Sa vagonë dëshirash
Që nga e hershmja rini;
Për shtat kanë zgjedhur tëndin gji.
Gjilani im i vjetër, Gjilani im i ri!
Gjilan