Futboll

Ramadani: Na pret ndeshje e vështirë në Letoni

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka pranuar se fitorja ndaj Liepajas ishte e vështirë.

“Ishte ndeshja e parë zyrtare dhe gjithnjë ndeshjet e para janë të vështira, sidomos kur luan në Evropë. Ishte kundërshtar që ka luajtur me modul tjetër nga tri ndeshjet e kaluara. Kjo na krijoi pak vështirësi. E dham maksimumin, por nuk luajtëm lojën që e kishim përgatitur. Një prej faktorëve ishte edhe fusha, që nuk ishte adekuate për pasime të shkurtëra pasi mund të gabonim dhe të ndëshkohemi nga kundërshtari që ka shumë përvojë”, ka theksuar Ramadani.

“Mendoj që gabimet e arbitrit nuk ndikuan në rezultat. Por kishte shumë gabime kundër nesh. Sot kishte momente kur ai nervozoi ekipin”, ka shtuar Ramadani.

Ai e di që ndeshja e kthimit në Letoni do të jetë e vështirë.

“Duhet të bëhet analizë të mirëfilltë. Tani e kemi përballjen direkte dhe nuk do të jetë e lehtë. Nëse shkojmë me mendjen se jemi kualifikuar, do të dështojmë. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Por tifozët e tyre nuk mund të bëjnë atmosferë si ‘Skifterat’ sonte. I falënderoj për përkrahjen e madhe”

You Might Also Like