Futboll

Ramadani: Pësuam kur u desh që ne të shënonim

Pas humbjes ndaj Gjilanit me rezultat 1:2, Zekirija Ramadani, kryetrajner i Dritës ka thënë se nuk ka qenë i kënaqur me ekipin e tij, i cili sikur është dorëzuar në garë në fund të kampionatit, pasi që vendi i parë u iku larg.

Ramadani, ka patur kritika në lojën e dy mbrojtësve qëndrorë, të cilët nuk ishin në ditën më të mirë të tyre, kurse edhe gjatë pranimit të golave thotë se ishin të pafat, ngase të dy golat u pranuan në momentet kur është dashur të shënojë Drita, kurse pësuan në kundërsulm.

“Ne shënuam shumë vonë dhe më nuk kishte kohë që të bëjmë diçka më tepër”, ka thënë pas përfundimit të ndeshjes, Zekirija Ramadani, kryetrajner i Dritës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like