LAJME

Ramush Haradinaj me bashkëpuntorët e tij po qëndron në Gjermani 

Kryetari I AAK-së Ramush Haradinaj me deputetët e AAK-së të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, nënkryetarin e komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kryetarin e degës për Gjermani, Ukë Blakaj si dhe kryetarin e degës së AAK-së Shkëlzen Fetahaj në Bad Salzuflen, kanë marrë pjesë në tubimin e madhë me bashkëatdhetarë në Bad Salzuflen të Gjermanisë. 

Shkëlzen Fetahaj, kryetari i degës së AAK-së në Bad Salzuflen ishte nikoqirë i këtij tubimi madhështor ku morën pjesë një numër i madhë i bashkë atdhetarve tanë të cilët punojnë e veprojnë në shtetin e Gjermanisë. 

Kryetari i AAK-së Ramush Hardinaj në këtë tubim madhështorë në Bad Salzuflen ka falenderuar bashkëatdhetarët për kontributin e tyre për qështjen e Kosovës si para luftës poashtu edhe pas luftës duke theksuar se bashkëatdhetarët tanë në diasporë janë shpirti i kombit dhe shtetit të Kosovës. 

Haradinaj edhe njiherë ka shpalosur bashkëbisedimet për qështjen e Kosovës në këtë fazë të negociatave duke bërë thirrje që bashkëatdhetarët të investojnë më shumë në Kosovë . 

Në kët tubim madhështorë para shumë bashkëatdhetarve u janë drejtuar me fjalë rasti deputetja Time Kadrijaj, Bekë Berisha, kryetari i degës në Bad Salzuflen Shkëlzen Fetahaj, si dhe kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj. 

You Might Also Like