Bujqësi

Rashiti i PDK-së: Edhe fermerët e Gjilanit viktimë e keqpërdorimeve me buxhetin komunal

Sonte takuam fermerët e fshatit Bresalc, të shqetësuar dhe revoltuar me vonesat e pagesave nga komuna, për subvencionimin me nga 5 cent për litër qumështi edhe pse në buxhetin e këtij viti është planifikuar shuma e nevojshme për këto pagesa.
Duke dashur ta largojnë fajin për dështimin e këtyre pagesave, komuna e Gjilanit ka bërë përgjegjës opozitën për bllokim të buxhetit, kjo u tha nga fermerët e Bresalcit, të cilët kishin marr këtë përgjigje nga zyra e kryetarit të komunës.
Kjo është dëshmia më e mirë, se si keqpërdorimet buxhetore nga ana e këtij pushteti ka lënë pa pagesë subvencionimin për fermerët e Gjilanit. E në anën tjetër kanë shpenzuar mbi 500 mijë euro për pagat e të punësuarve me kontrata në vepër, e që nuk ishin të planifikuara në buxhetin e këtij viti.
Nga kjo anarki buxhetore në Gjilan, po pësojnë të gjithë qytetarët, duke filluar nga personat me aftësi të kufizuar, fermerët, studentët, pacientët si dhe të punësuarit në NPL Tregu.
Pushteti i organizatës së VV-së fund e krye janë mashtrues dhe manipulues. Çdo dështim të tyre, çdo keqpërdorim të buxhetit komunal, po mundohen t’ia bartin opozitës.
PDK do të vazhdojë demaskimin e mashtruesve të kësaj qeverisje komunale.

You Might Also Like