LAJME

Rashiti: Me të gjitha propozimet e PDK-së dhe të opozitës u miratua buxheti komunal për vitin 2025

Me të gjitha propozimet e PDK-së dhe të opozitës miratohet buxheti komunal për vitin 2025
Gjashtë muaj humbje kohe nga një kryetar i papërgjegjshëm i komunës së Gjilanit, duke i ikur debatit dhe bashkëpunimit me opozitën.
Dhe më në fund u detyruar të jetë pjesë e vendimarrjes në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, e që dje e quajti seancë të jashtëligjshme, ja sa ka peshë fjala e tij si kryetar komune.
Jam i lumtur që propozimet e Bujar Nevzadit në emër të PDK-së u miratuan nga Kuvendi Komunal, janë projekte tejet të rëndësishme për qytetarët e Gjilanit.
Nuk ka rrugë tjetër në politikë dhe në vendimarrje të institucioneve, përveç debatit konstruktiv, bashkëpunimit politik dhe zbatueshmërisë së procedurave dhe ligjshmërisë.
Riad Rashiti, lryetar i degës së PDK-së në Gjilan

You Might Also Like