Gjilan

Rashiti: Turp i madh çka po ndodhë me qytetin tonë

Këto pamje janë vërtet të tmerrshme, por kështu është kur adoleshentët qeverisin me Gjilanin, kur praktikanti i VV-së e luan rolin e ingjinierit dhe t’i mbikqyrë projektet kapitale. Sepse pas tre muajsh që asfaltohet kjo rrugë të bëhet në këtë gjendje është turp, plus është hera e tretë që e njejta rrugë është asfaltuar brenda dy viteve të fundit.
Për Gjilanin nuk ka rrugë tjetër, në zgjedhjet lokale këtë kryetar komune që e kemi, duhet me emëru drejtor të kinemasë sepse është i lindur vetëm për filma të të gjitha zhanreve, prej komedisë, dramave dhe horrorrit.
Turp i madh çka po ndodhë me qytetin tonë.
Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan

You Might Also Like