Viti

Rasim Tërziu: Do të jem përques dhe “zë” i qytetarëve në Kuvendin komunal

Krahasur me përbërjen e kaluar, përbërja e tashme e Kuvendit të komunës së Vitisë, ku shumicën e këshilltarve e përbëjne asambleistët nga radhet e LDK-së, përbërje kjo e dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit lokale po del të jetë mjaftë e “fortë” me njerz të rinj, të cilët kanë zgjedhur të hyjnë dhe të nisin rrugën e tyre në ‘ujrat’ e politikës.Deri më tashti kur janë mbajtur gjashtë séanca të rregullta të Kuvendit komunal disa nga asambleistët e pozitës ashtu edhe ata të opozitës, po janë mjaftë aktiv në punën e sencave plenare e si njëra ashtu edhe tjetra po I thyejnë “shtizat” e tyre duke qenë aktiv për të diskutuar dhe shqyrtuar shumë cështje në interest të qytetarve.

Me angazhimet e tyre dallohën disa asambleist nga pozita pra të LDK-së por aktiv janë edhe ata të opozitës si që janë asambleistët e PDK-së dhe Levzjës Vetvendosje .E njëri nga ata që deri më tashti është dalluar me diskutimet dhe angazhimin e tij si asambleist është padyshim edhe Juristi I diplomuar Rasim Terziu nga Pozharani I cili është edhe përfaqësuesi I vetëm që vie nga Nisma Socialdemokrate dega në Viti dhe I cili njëheritn është edhe nënkryetar I degës së këtij subjekti politik.Duke parë angazhimet en tija për të ngritur shumë ceshtje dhe problem të thuash në cdom seanë, sshfrytzuar rastin që për gazetën “Kryelajmi” të zhvillojmë një bisedë të shkurtër. Ai më shumë kënaqësi dhe respekt foli rreth angazhimit të tij në organin më të lartë të pushtetit lokal duke thënë se ai edhe pse I vetëm nga subjekti I tij politikë, ka marrë përgjegjësinë që me dinjitet ti përqoj në organin më të lartë legjislativ të komunës të gjitha kërkesat e votuesve që im dhanë votën atij dhe dom të jetën gjithnjë “zëri” I tyre.Duke shtuar se ne diskutimet etij a ka shtruar disa cështje që konsideron se kanë qenë dhe janë shumë

tërëndësishme e në interest ë qytetarëve si që janë :kamë kërkuar që të ndërtohet një Qerdhe publike në Pozheran,sepse Pozherani me fshatrat rreth tij numeron mbi 16.000 banorë e ndërtimi i një qerdhe e tillë është nevojë immediate .Terziu thotë se edhe ndertimi i një palestre sportive që do ti plotesonte kushtet për zhvillimin e garave është një nevojë shumë e madhe sepse në mungesë të kesaj palestre kan bërë që të shuhën dy klubeve të Volebollit që ishin pjesë e Superliges(KV Vllaznia-meshkujt dhe KV Vllaznia-femrat).tutje ai shprehet se në mungesë të infrastruktures, në gjendje të pavolitëshme gjendet edhe Klubi i Gjimnastikes “Halil Alidema” që aktivitetin e saj e ushtron në Gjilan.

Cështje tjetër që e kamë paaashtruaar është edhe mynyra diskriminuese e ndarjës së buxhetit komunal .”Ndarja e buxhetit është bërë në mynyrë jo proporcionale me numrin e banorve aq sa i takon, sepse është e ditur që 13% e buxhetit të Komunes, duhet të ndahet në për lokalitetin e Pozheranit gjithnjë duke u bazuar në numrin e banorve por edhe të bizneseve të cilat ushtrojnë afarizmin e tyre në Pozharan, mirpo kjo deri tash nuk ka ndodhur .Rasim Tërziu, shprehet se e ka kundërshtuar edhe ndrrrimin e destinacionit të ndertimit të fushes ndihmese, kjo kur dihet që Kf Vllaznia e Pozheranit ishte perfituese e ketij donacioni nga FFK-ja dhe Ministris se Sportit pasi që ishte anëtare e Superliges.

Pushteti i tanishem me vendim te Kuvendit (te padrejt) sipas tij, me mbivotim e dergoi këtë fushë në Sodovine.! Si asamblist në seancën e fundit kamë diskutuar edhe rreth zgjedhjes se kshillave te fshatrave.me që rast kam dhene nje lloj keshille duke propozuar që dhene sugjerim që zgjedhjet e keshillave të fshatrave ti organizoj një organizatë joqeveritare(OJQ) ashtu si bëne organizimin edhe në Komunen e Gjilanit,do te ishte praktike e mire sepse gares per kryetar të fshatrave do ti hynin njerzit apolitik”ësshtë shprehur Rasim Terziu.

Ndertimi i stadiumit “Ibrahim Kurteshi” vonesat e paarsyeshme të pushtetit të cilat quan që klubi ne munges të fushes të bie nga

Superliga.Gjithashtu, ndertimi i trotuarit në rrugen që qon në drejtim te Vitisë, sepse në ate rrugë ka frekuentim të madhe të veturave dhe automjeteve me peshë të rëndë e qe paraqet rrezik permanent për femijet që vijojne shkollen e në në ate rrugë jetojnë më shumë se 30% e qytetarëve të Pozheranit.

Tutje sipas tij, problem tjeter është mosfunkcioniomi I ndriqimit publiknëpër shumë lagje dhe kjo është si pasojë e neglizhencës së Drejtorise se Sherbimeve Publike me menagjimin e ndriqimit publik, Kam ngrit edhe qeshtjen e kanalizimit që në Pozheran janë mbi 100 familje që nuk janë të kyqura në sistem të kanalizimit,dhe keto ankesa vijne nga lagjet:Pira,Zuka,Halimi,Demiri dhe Salihu si

dhe 12 familje të qendrës së Pozharanit përballe dy shkollave Konsideroj se tegjitha keto problem që kam shtruar si asambleist që kamë marrë votën e qytetarëve të këtij lokaliteti janë problem që I mundojnë ytetarët pozharanas, prandaj edhe kamë besim se mbase jot ë gjitha këto cështje dhe këto problem nuk mundën të zgjidhën për një kohë t shkurtër por është koha dhe miomenti qëato të zgjidhën në mynyrë graduale nga institucionet ekzekutive të qeverisë lokale ,ka thënë asambleisti, I Nismës Socialdmemokrate dega në Viti z.Rasim Tërziu. Aziz Zuka

You Might Also Like