LAJME

RDK kërkon të vlerësohen gratë

Kryetarja e rinisë në Gjilan Erlehta Osmani bashkë me kryesinë e rininisë demokratike të Gjilanit vizituan Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “LIRIA”, ku patëm një pritje të ngrohtë nga Drejtoreshja Ekzekutive, Nazife Jonuzi dhe stafi i palodhshëm i kësaj qendre.

Dhuna ndaj grave, ndonëse është shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në botë, vazhdon të jetë më pak e vlerësuara. Dhuna është gjithashtu një problem i thellë shëndetsor që ka pasoja vdekjen dhe plagosjen, cënon mirëqenien e grave dhe shkatërron dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre. Tashmë dihet se dhuna në familje i kapërcen të gjitha kufijtë dhe është prezente në të gjitha kulturat.
Shpjegimi për këtë duhet parë tek faktorët kulturorë, shoqërorë, familjarë dhe individualë, që ndikojnë në mundësitë që gratë të bëhen viktima të dhunës.

Mesazhi: Të nderuar burra, e nderuar shoqëri, vlerësoni gratë,sepse nuk është e lehtë të jesh grua.

Të qenurit grua nuk ka çmim!

You Might Also Like