Gjilan

Reagim i LDK-së, dega në Gjilan

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dënon ashpër gjuhën joparlamentare të përdorur sot nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Arianit Sadiku, ndaj asambleistes së LDK-së.
Ofendimi që ka bërë sot ai ndaj asambleistes sonë është i paprecedent në historinë e legjislaturave që prej pas luftës në Gjilan. Në këtë mënyrë kryesuesi i Kuvendit që vjen nga radhët e VV-së ka treguar shembullin më të keq të gjuhës joparlamentare dhe arrogancën e pushtetit.
Gjilani si qytet i demokracisë nuk e duron arrogancën dhe gjuhën degraduese sidomos ndaj një gruaje. Për këtë, për keq qeverisjen e katandisjen që e keni sjellë në Gjilan, do të ndëshkoheni keq nga qytetarët.

You Might Also Like