Teatër

Regjisori Erson Zymberi për shfaqjen “Djali” merr çmimin për regjinë më të mirë

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër – Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Erson Zymberi për shfaqjen “Djali”
Në Ditën Botërore të Teatrit, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë, u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Teatër 2024.
Në mesin e atyre që u nderuan me çmime ishte edhe regjisori gjilanas, Erson Zymberi.
Çmimin për regjinë më të mirë e mori regjisori Erson Zymberi për shfaqjen “Djali”.
Arsyetim: Për inskenimin dhe trajtimin e materies së dendur psikologjike dhe dramaturgjike, estetikën minimaliste në skenë, ndërtimin e strukturave narrativo-vizuale e përdorimin e hapësirën në rang performativ, ndërlidhjen e skenave dhe intensitetin dramatik të dramës familjare, për punën me aktorët, heshtjen e gjatë dhe tensionin skenik, pasqyrimin mbresëlënës ndaj shkrirjes së kufijve të dramës familjare dhe fatit social, që prek emocionalisht spektatorin dhe e benë atë pjesë intensive të shfaqjes. Çmimi Kombëtar për Regjinë më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2024, i ndahet regjisorit Erson Zymberi, në shfaqjen “Djali”.

You Might Also Like