Teatër

“Reliev”

Shkruan: Shemsi Doda
Protesta artistike përmes teatrit është një formë shprehjeje që i përdor elementët e artit teatral për të shprehur protesta sociale, politike, ose kulturore ose frustrime personale të nje artisti si në rastin e Gëzim Bucollit që na vjen si autor regjisor dhe aktor në shfaqjen “Relev”.
Rolet, e lujtura bukur nga aktorët Naser Zymberi,Safete Mustafa ,Blendi Arifi përfaqësojnë grupe të margjinalizuara ose individë që vuajnë nga deformimet në shoqri pa tipizime me përdorim të simboleve, muzikës, dhe sekuencave të caktuara që mund të kenë një ndikim emocional të fuqishëm në audiencë.
Shfaqjet si kjo e Gzimit, mund të luajë një rol aktiv në “zgjimin”, e publikut mbi çështje të rëndësishme dhe në inkurajimin e veprimit të qytetarëve përmes protestave, aktiviteteve dhe iniciativave të tjera.
Përfundimisht, teatri si një mjet proteste artistike shpesh shndërrohet në një platformë për ndryshim social dhe një mënyrë efektive për të shprehur dhe sfiduar gjendjen aktuale politike dhe sociale, por më duhet të theksoj se si shfaqje nuk plotson kriteret bazë për të qenë e tillë.

You Might Also Like