Kamenicë

Rëndësia e përgatitjes shkollore për tregun e punës

 
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar trajnimin me të rinjtë lidhur me  rëndësinë e përgatitjes shkollore për tregun e punës.
Qëllimi i trajnimit është aftësimi i të rinjve për orientimin në karrierë dhe përgatitjen e tyre për hartimin e dokumentacioneve të nevojshme për aplikim për punësim (CV, Letër motivuese, plotësimin e formularëve, etj), në funksion të përgatitjes për tregun aktual të punës.
Si rekomandime dhe konkluzione  të dala nga trajnimi me të rinjtë janë: Mbështetja e perspektivave të tregut të punës për të rinjtë duke rritur punësimin  e tyre,
aplikimi i programeve të  trajnimit për të lehtësuar kalimin e të rinjve nga shkolla në punë,mbështetja e investimeve që ndikojnë  në punësimin e të rinjve, sigurimi i investimeve për  rritjen e punësimit të të rinjve në sektorin publik dhe atë privat,etj.
     Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Përfaqësues të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport,anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL),përfaqësues nga Qendra Rinore “Fanar”,përfaqësues të Handikosit,Organizatat e Shoqërisë Civile Media Lokale.
Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar  nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

You Might Also Like