Gjilan

Riad Rashiti i PDK-së numëron 100 dështimet e qeverisjes komunale në Gjilan

7 muaj dhe 100 dështimet e VV-së në Gjilan

Jemi në korrik 2024, në vitin e tretë të qeverisjes së VV-së me komunën e Gjilanit, kjo verë do të jetë më e rënda për diasporën që së shpejti do të jenë në mesin tonë. Pushimet e tyre fatkeqësisht do ti kalojnë në kaosin e krijuar nga së paku 100 dështimet e qeverisjes së VV-së e cila nuk funksionon për asgjë, nuk punon askush, kryetari i komunës ka humbur gjurmët e ekzistencës së tij në teren për ndonjë projekt të përfunduar, paraqitjet e tij të fundit kanë qenë kur ka prezantuar 7 javë 7 projekte, të vizatuara (jo të hartuara sipas kritereve ligjore) por ato tani janë plotësisht të shuara.

Pas atyre 7 vizatimeve të projekteve, fatkeqësisht ne si PDK po i numërojmë 700 dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan,

1. Projekti autostradës së Gjilanit
2. Projekti i stadiumit të qytetit
3. Projekti i varrezave të qytetit
4. Projekti i objektit të administratës komunale
5. Projekti i Zonës Ekonomike
6. Projekti rrugës Adem Jashari
7. Projekti i impiantit të ujërave të zeza
8. Projekti i sheshit të qytetit
9. Projekti rrugës Hamdi Kurteshi
10. Plani Zhvillimor Komunal
11. Projekti i fshatit të lumtur
12. Projekti i sallës sporteve Zhegër
13. Projekti i sallës sporteve Bashkim Selishta
14. Projekti i urës te Badovci
15. Projekti rrugës Gjilan-Bujanoc
16. Projekti rrugës Gjilan-Kllokot
17. Projekti rrugës Gjilan Bresalc
18. Projekti rrugëve në brenda qytetit të Gjilanit
19. Projekti i sallës sporteve Gjimnazin Shoqëror
20. Projekti rrugës Malishevë-Vërbicë e Kmetocit
21. Mos funksionimi i Kuvendit Komunal
22. Mos funksionimi i Komiteteve Profesionale
23. Mosfunksionimi i Këshillit të Ekspertëve
24. Suficiti 28 milion euro nga buxheti i vitit 2023
25. Mos bartja e buxhetit komunal prej 2.5 milion euro nga viti kaluar
26. Projekti rrugës Dobërqan Pogragjë
27. Projekti rrugës Miresh-Bukovik
28. Projekti i rrugës për varrezat e reja të qytetit
29. Projekti i finalizimit të lumit Mirusha
30. Projekti menaxhimit të parkingjeve
31. Projekti i organizimit të eskursioneve
32. Projekti i sinjalizimit të rrugëve
33. Mos realizimi i planeve rregulluese
34. Mos realizimi i hartave zonale
35. Mos shfrytëzimi i buxhetit te urbanizmi për hapjen e traseve për rrugët e reja
36. Planifikimi i dështuar i buxhetit 2024
37. Humbja e grantit të performancës
38. Raporti negativ i Auditorit Kombëtar të Kosovës
39. Raporti negativ i performancës për komunën e Gjilanit
40. Raporti negativ i transparencës për komunën e Gjilanit
41. Raporti negativ për shpenzimin e buxhetit komunal
42. Raporti negativ për shpenzimin e buxhetit për investime kapitale
43. Raportin negativ për tenderët e komunës
44. Shkeljet e vazhdueshme të ligjeve nga vendimet e kryetarit të Gjilanit
45. Punësimet e paligjshme sipas vlerësimit në raportin e auditorit, kontratat në vepër
46. Blerja pa tender e paisjeve në vlerë mbi 100 mijë euro
47. Mungesa e materialit higjienik në shkollat e Gjilanit
48. Keqpërdorimet e subvencioneve për bizneset, nga familjarët e zyrtarëve të lartë të VV-së
49. Shpenzimet e pakontrolluara për dreka zyrtare
50. Mungesa e materialit higjienik në institucionet shëndetësore
51. Shpenzimet e pakontrolluara për hotele dhe meditje jashtë vendit
52. Punësimet e paligjshme në Arsim
53. Dallavere në konkurset e shëndetësisë
54. Mos shpallja e konkurseve në administratën komunale
55. Humbja e buxhetit për paga, si pasojë e mos respektimit të ligjit të financave
56. Mos rritja e pagave për punëtorët e NPL Tregut, të mirëmbjajtjes dhe sigurimit
57. Mos rritja e pagave të zjarrfikësve dhe harmonizimi pagës mes punëtorëve
58. Mungesa e mbikqyrjes së ekzekutimit të projekteve
59. Mungesa e pranimit teknik të projekteve të finalizuara
60. Mungesa e regjistrimit të projekteve në listën e pasurisë së komunës së Gjilanit
61. Mosfunksionimi i sistemit të E-Pasurisë
62. Mos respektimi i procedurave të tenderit, sipas raportit të auditorit
63. Vonesat në vlerësimin e ofertave të tenderët, sipas raportit të auditorit
64. Kurdisja e tenderëve për kompanitë e preferuara dhe të lidhura me pushtetin e VV-së
65. Mos pagesa me kohë e faturave ndaj operatorëve ekonomik
66. Rritja e shpenzimeve të kamatave si pasojë e vonesave të pagesave
67. Rritja e shpenzimeve për përmbaruesit privat
68. Mos mirëmbajtja e varrezave të qytetit
69. Mos mirëmbajtja e sheshit të lumit Mirusha
70. Mos mirëmbajtja e gjelbërimit në qytetin e Gjilanit
71. Mos mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve
72. Mos mirëmbajtja e shtatorëve të heronjëve
73. Mos përkrahja e shoqatës së Handikos
74. Mos funksionimi i qëndrimit ditor për fëmijët
75. Pagesa e projekteve në kundërshtim me ligjin e buxhetit, sipas raportit të auditorit
76. Mos inspektimin e pronave, të tatimit në pronë, sipas ligjit
77. Mos respektimi i procedurave të pagesave sipas ligjit të financave publike
78. Keqklasifikimi i shpenzimeve, sipas raportit të auditorit
79. Mos përdorimi i programit të E-pasurisë, sipas raportit të auditorit
80. Mos menaxhimi i kontratave përmes E-prokurimit, sipas raportit të auditorit
81. Jo tranpsarenca në vendimet e kryetarit të Gjilanit, mospublikimi tyre sipas ligjit
82. Gjobat e paguara nga komuna ndaj Agjensionit për Informacione dhe Privatësi
83. Mos publikimi i raporteve në faqen zyrtare të komunës së Gjilanit
84. Ndërtimet pa leje në qytetin e Gjilanit
85. Mos rrënimi i objekteve pa leje
86. Tejkalimi i lejeve ndërtimore
87. Mos zbatimin e vendimeve për rrënimin e objekteve pa leje
88. Mospublikimi i të punësuarve me kontratë në vepër
89. Mos zbatimi i ligjit për emërimin e drejtorëve të shkollave
90. Shkeljet ligjore për trasferimin e stafit arsimor
91. Shkeljet ligjore për caktimin e zavendësimeve nga drejtoria e arsimit
92. Mos pagesa e shpronësimeve sipas afatave ligjore, ndërsa buxheti shkon suficit
93. Shkeljet e ligjit të financave publike, pagesa e projekteve të paplanifikuara në buxhet
94. Mos ekzekutimi i projekteve sipas kontratave dhe planit dinamik
95. Tejkalimi i projekteve dhe kontratave kornizë
96. Dështimi i projektit të kampusit universitar
97. Humbja e 280 mijë euro të projektit për shërbimet rezidenciale, nga buxheti i Kosovës për vitin 2023 përmes grantit specifik
98. Projekti i Arkivit ndërkomunal, buxhet prej 1.3 milion euro (2023/2024)
99. Mos pagesa e pagave për zyrtarët komunal që ishin të suspenduar për vite të tëra dhe ri-kthimi tyre në vendet e punës
100. Mega dështimi në shpenzimin e buxhetit komunal edhe të vitit 2024, ku do të jenë mbi 20 milion euro suficit.

Në gjysmën e parë të këtij viti, ne i kemi paraqitur 100 dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan. Është e pabesueshme, por që janë edhe qindra projekte tjera dhe probleme të vogla që kjo qeverisje është e paaftë, e papunë, e padije dhe e pavullnetshme për ti shërbyer qytetarëve të cilët ia kanë dhënë besimin me udhëheq me komunën e Gjilanit.

DËSHTIMI KA EMËR E MBIEMËR VV !

You Might Also Like