Gjilan

Salihu: Jemi të e përkushtuar për rritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve kadastrale

alihu:: Jemi të e përkushtuar për rritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve kadastrale
Drejtori Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Bekim Salihu, ka prezantuar sukseset e Komunës së Gjilanit, në përmirësimin e procesit të ofrimit të shërbimeve kadastrale në prani të Komitetit për Praktika të Mira, të organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Komuna e Gjilanit, me përkrahjen e Aktivitetit të USAID-it për Qeverisjen e Pronës, ka hartuar Planin për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale.
Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, tregoi se kjo ka mundësuar riorganizimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale në sportel, rritjen e numrit të stafit që ofrojnë shërbime kadastrale, përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët, blerjen e pajisjeve të reja teknologjike, ndryshime të cilat kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit dhe kualitetit të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Përkundër fluksit të madh të lëndëve gjatë periudhës së verës, për shkak të ardhjës së bashkatdhetarëve, drejtoria ka arritur me sukses t’i kryejë të gjitha shërbimet brenda afateve ligjore”, tha Bekim Salihu.
Drejtori Salihu, tha se Komuna e Gjilanit, vazhdimisht është e përkushtuar për rritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve kadastrale me qëllim të formalizimit të të drejtave pronësore të qytetarëve.

You Might Also Like