Tërë jetën sportive ia kishte kushtuar Sport Club Gjilanit, fillimisht si lojtar, më pas si trajner e kryetrajner e së fundi edhe drejtor sportiv, por që tashti do të kërkojë një angazhim tjetër, por pa u ndarë nga futbolli. Sallah Sherifi, tashti kur ka përfunduar kampionati, nuk do të jetë më drejtor sportiv i SC Gjilani. Këtë e ka bërë të ditur vetë Sherifi, i cili thekson se ndjehet krenarë për periudhën sa ka kaluar në këtë post dhe në këtë klub të shkëlqyeshëm. Sallah Sherifi, emri i të cilit në botën e futbollit lidhet me SC Gjilani, thotë se ndjehet krenarë me punën që ka bërë në klubin më të organizuar dhe më të madh e ai ka falënderuar të gjithë në SC Gjilani, që nga presidenti Florim Zuka, adhuruesit e flaktë Skifterët, drejtorët sportivë, trajnerët, futbollistët, stafin tjetër udhëheqës e deri te ekonomi i klubit, me të cilët ka patur bashkëpunim të shkëlqyeshëm.
Sallah Sherifi, tashti po pret një angazhim të ri dhe përpos sukseseve të shumta që kishte me SC Gjilani, ai mbahet mend edhe me suksesin historik që kishte arritur me Klubin e Futbollit Vllaznia nga Pozharani, të cilin për herë të parë në histori të klubit kishte arritur që t’a inkuadrojë në Superligën e Kosovës në Futboll.
“E ardhmja e ime edhe më tej është e lidhur me futbollin dhe shumë shpejt do të vendos se ku do të jem, kurse SC Gjilanit gjithmonë dhe gjithherë i dëshiroj suksese të vazhdueshme”, ka theksuar Sallah Sherifi./kryelajmi.com/.