Futboll

SC Gjilani komunikon marrëveshjen e arritur me futbollistin Drin Ymeri

Palët janë dakorduar që të validojnë nënshkrimet deri në verën e vitit 2027.

Ymeri vjen nga radhët e klubit Vjosa nga Shtimja, duke qenë njëri ndër golashënuesit më të mirë të divisionit B në Ligën e Parë me gjithsej 21 gola të realizuara dhe pesë asistime.

25 vjeçari do të përforcojë repartin sulmues të skuadrës së Ardian Nuhiut.

Drejtori sportiv Ertan Demiri e ka mirëpritur Ymerin, duke i uruar fillimisht mirëseardhje dhe më pas shumë suksese në zgjedhjen që ka bërë për karrierën e tij.

You Might Also Like