Pas dy largimeve të Redon Ismailit, Egzon Hysenit, Egzon Bejtullait dhe Valmir Nafiut. më në fund SC Gjilani ka zyrtarizuar një prurje, duke sjellë në radhët e veta futbollistin e ri, por tejet perspektiv, Fatjon Bunjakun, nga Liria e Prizrenit, shkruan kryelajmi.com
Ardhja e Bunjakut te SC Gjilani është zyrtare dhe tashti ai tashmë po stërvitet me ekipin kuq e bardhë. Fatjon Bunjaku është grumbulluar me Kosovën U-21.
Fatjon Bunjaku, është një futbollist i talentuar që është rritur në KF Trepça, më pas kishte kaluar te Liria dhe tashti së fundi ai është bërë pjesë e SC Gjilan./kryelajmi.com/
Njoftimi i plotë i SC Gjilani
Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të komunikojë angazhimin e një ndër lojtarëve më me perspektivë të vendit tonë, Fatjon Bunjaku.
Me paraqitjet e tij së fundmi Bunjaku ka arritur të bindë drejtuesit e klubit për të nënshkruar kontratë për 2 vite e gjysmë me kuqebardhët.
Bunjaku, 20 vjeçar luan në pozitën e sulmuesit të qendrës, mirëpo përshtatet mirë edhe në pozitat anësore të repartit ofansiv.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Bunjakut dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.