Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” të mbështetur nga “Helvetas Sëiss Intercooperation”, Projekti Aftësitë për Punësim (APR) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e sektorëve bujqësorë, nga të cilët do të përfitojnë mbi 290 fermerë Vitias në fushën e blegtorisë, pemëtarisë, perimeve dhe bletarisë.
Kryetari Haliti pas nënshkrimit të këtij projekti tha se Komuna e Vitisë, qysh në fillim të këtij viti ka nisur nënshkrimin e projekteve të ndryshme të cilat do të jenë në interes të qytetarëve të Vitisë duke potencuar se memorandumi i bashkëpunimit me projektin për Aftësitë për Punësim Rural (APR) –Helvetas Intercooperation dhe GLV “ Vitia” është vazhdim i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm në mes të dyja palëve.“ Viti 2017 ka filluar mbarë në komunën e Vitisë, sepse se shpejti do të fillojmë implementimin e projekteve të shuma të cilat do ti realizojmë në bashkëpunim me partnerët tanë. Natyrisht se projektin për Aftësitë për Punësim Rural (APR) –Helvetas Intercooperation është një ndër partnerët tanë më të mire me të cilën kemi realizuar projekte të shumta në interes të qytetarëve tanë në veçanti në sektorin e bujqësisë dhe gjenerimit të ardhurave”, u shpreh Kryetari Haliti, pas nënshkrimit të këtij memorandumi.
Kurse Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi bëri me dije se me këtë projekt do të mbështetën fermerët Vitias të cilët do të rrisin prodhimin e tyre, do të përmirësojnë cilësinë e produkteve, do të gjenerojnë më shumë të ardhura dhe njëkohësisht do të sigurojnë vendet e tyre të punës. Përndryshe shuma totale e projektit në fjalë pritet të jetë mbi 47,000 euro. Nga kjo shumë Komuna dhe fermerët do të financojnë mbi 70% ndërsa projekti do të mbuloj pjesën tjetër në trajnimin e fermerëve.Aziz Zuka