Futboll

Shkëlzen Ruçi lë Gjilanin, gjenë strehë te Skënderbeu

Skënderbeu blindon portën për sezonin e ri. Pas akordit me Shkëndijën e Tetovës për zgjatjen e huazimit për Bekim Rexhepin, sot klubi korçar ka arritur marrëveshjen me portierin elbasanas, Shkëlzen Ruçi, i cili në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e Gjilanit në Superligën kosovare.

Më herët Ruçi ka luajtur me Elbasanin, Luftëtarin dhe Bylisin në Superiore.

“Panorama Sport”, ka raportuar se portieri ka firmosur për një vit me Skënderbeun.

Ky është afrimi i dytë i Skënderbeut pas mesfushorit brazilian që luante në Portugali, Murilo Rosa.

You Might Also Like