Viti

Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit ” në Pozharan shënoi 10-vjetorin e Pavarësimit

Me një tubim madhështor në prani të profesorëve, aktivistëve dhe nxënësve, sot në ambientet e SHMLM “Kongresi i Manastirit” ky institucion i lartë shkollor në Pozharan ka shënuar 10-vjetorin e Pavarësimit si shkollë në vete duke u pavarësuar nga Gjimnazi i Vitisë. Sukseset dhe të arriturat e këtij institucioni dhe vatre të diturisë për një dekadë pune ka folur para të pranishmeve drejtori i kësaj shkolle Mufail Halabaku. Por ajo qe ra na “sy” ishte mosprezenca në këtë manifestim të asnjë përfaqësuesi nga komuna e Vitisë e as nga Drejtoria komunale e Arsimit. Por sido që të jetë, nxënësit dhe arsimtarët kishin përgatitur një program të larmishëm. Aziz Zuka

You Might Also Like